e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

A eshte ky personi qe ngriti flamurin shqiptar ne Beograd?

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
A eshte ky personi qe ngriti flamurin shqiptar ne Beograd?

Ka një mister të madh mbi autorët e ngritjes së një droni në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, në të cilin valëvitej flamuri i Shqipërisë etnike. Deri tani ka pasur spekulime të shumta mbi autorët. Së fundmi në rrjetet sociale shfaqet një djalë që shihet duke përgatitur flamurin që u shfaq në stadiumin e Beogradit. Në fund ai ka nxjerrë edhe një flamur shqiptar me mbishkrimin Ballistët, që tregon se ai i përket grupit të famshëm të tifozëve shqiptarë në Maqedoni. Megjithatë, nuk dihet nëse është pikërisht ky djalë që ka ngritur flamurin në stadiumin e Beogradit.