e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Cikalleshi: Ishim te rrezikuar me jete

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Cikalleshi: Ishim te rrezikuar me jete

Futbollisti shqiptar, Sokol Cikalleshi, ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tij kanë qenë të rrezikuar me jetë në ndeshjen e të marrtës kundër Serbisë. “Ishte keq, ne kishin frikë për jetën tonë. Në fillim, ne nuk deshëm që lojtarët serbë ta shqyenin flamurin tonë që fluturoi mbi fushë. Kështu filloi gjithçka”.

“Nuk u ndiem të sigurt. Nuk u ndiem të sigurt derisa arritëm në tunel dhe në zhveshtore. Katër lojtarë shqiptarë janë lënduar në përleshje dhe nuk deshëm ta vazhdonim ndeshjen pas asaj që ndodhi”.

“Kishte plane për të vazhduar loja, por ne nuk e deshëm. Si të gjithë lojtarët në bankë, unë vrapova në fushë, por nuk u godita, e as që e godita dikë”, ka deklaruar futbollisti i Splitit për Goal.

Cikalleshi ka thënë se lojtarët serbë u përpoqën që t’i mbronin shqiptarët kur shpërtheu dhuna, ndërsa për këtë në veçanti e ka lëvduar Branislav Ivanovicin. Ndërkaq, ai nuk ka pasur fjalë të mira për Stefan Mitrovicin, i cili nxiti gjithçka.