Platini: Skenat ne Beograd te pafalshme
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Presidenti i UEFA-së, Michel Platini, ka dënuar ashpër eksesin që ndodhi mbrëmë në Beograd, në ndeshjen Serbi-Shqipëri, e cila u ndërpre në minutën e 42-të, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2016. Numri një i futbollit evropian thotë se futbolli duhet t’i bashkojë njerëzit dhe nuk duhet të përzihet politika. Platini thotë se skenat e mbrëmshme që ndodhen në Beograd janë të pafalshme. “Futbolli do të duhej t’i bënte bashkë njerëzit dhe loja jonë nuk duhet të përzihet me asnjë lloj politike. Skenat në Beograd ishin të pafalshme”, ka thënë Platini. Ndryshe, UEFA përmes një njoftimi ka bërë të ditur se vendimi për ndeshjen Serbi-Shqipëri do të merret me 23 tetor.