e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shorti i UEFA: Fener perball Salzburg

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shorti i UEFA: Fener perball Salzburg

Shorti i rundit të tretë eliminator të Ligës së Kampionëve, i hedhur sot në Nyon të Zvicrës, ka nxjerrë sfida të lehta për disa prej ekipeve evropiane. Nga përballjet e dala nga shorti i League Route (ekipet e kualifikuara në eliminatore nga ligat e fuqishme), rusët e Zenit do të ketë përballë danezët e Nordsjælland ndërsa Lyoni do t’i masë forcat me suedezët e Grasshopper.

Fenerbahce, që shpreson të garojë në Evropë pasi vendimi i UEFA-së për suspendim u hodh nga Gjykata e Arbitrazhit sportv, do të ketë një sfidë ca më të vështirë, pasi do të duhet të eliminojë Salzburgun për një vend në play-off.

Klubi tjetër i famshëm në këtë rund të tretë, ai holandez PSV, do të luftojë me belgët e Zulte Waregem, ndërsa grekët e PAOK do të përballen me ukrainasit e Metalist.

Pesë përballjet e dala nga League Route:

FC Nordsjælland (DEN) v FC Zenit St Petersburg (RUS)
FC Salzburg (AUT) v Fenerbahçe SK (TUR)
PAOK FC (GRE) v FC Metalist Kharkiv (UKR)
PSV Eindhoven (NED) v SV Zulte Waregem (BEL)
Olympique Lyonnais (FRA) v Grasshopper Club (SUI)

Nga Champions Route (ekipet e kualifikuara si kampionë të ligave evropiane), kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu nëse eliminon skuadrën nga Azerbejxhani, Neftçi, në rundin e tretë do të përballet me fituesin e sfidës tjetër të rundit të dytë, BATE Borisov - Shakhter Karagandy.

 

Ish-skuadra e shqiptarëve Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, Basel, e cila u kualifikua në play-off drejtpërdrejt, do të përballet me fituesin e sfidës së rundit të tretë eliminator, Győri - Maccabi Tel-Aviv. Me Baselin aktualisht aktivizohen dy shqiptarë të tjerë, Naser Aliji dhe vëllai i madh i Granitit, Taulant Xhaka.

Në vazhdim sfidat e rundit të tretë eliminator të ligës së Kampiëonve të dala nga Champions Route:

FC Basel 1893 (SUI) v Győri ETO FC (HUN)/Maccabi Tel-Aviv FC (ISR)
Sligo Rovers FC (IRL)/Molde FK (NOR) v The New Saints FC (WAL)/Legia Warszawa (POL)
ŠK Slovan Bratislava (SVK)/PFC Ludogorets Razgrad (BUL) v FC Shirak (ARM)/FK Partizan (SRB)
FC Dinamo Tbilisi (GEO)/ EB/Streymur (FRO) v FC Steaua Bucureşti (ROU)/FK Vardar (MKD)
APOEL FC (CYP) v Birkirkara FC (MLT)/NK Maribor (SVN)

Celtic FC (SCO)/ Cliftonville FC (NIR) v IF Elfsborg (SWE)/FC Daugava Daugavpils (LVA)
FC BATE Borisov (BLR)/FC Shakhter Karagandy (KAZ) v Neftçi PFK (AZE)/KS Skënderbeu (ALB)
FK Austria Wien (AUT) v FK Ekranas (LTU)/FH Hafnarfjördur(ISL)
HJK Helsinki (FIN)/JK Nõmme Kalju (EST) v FC Viktoria Plzeň (CZE)/FK ?eljezničar (BIH)
CS Fola Esch (LUX)/GNK Dinamo Zagreb (CRO) v FC Sheriff (MDA)/FK Sutjeska (MNE)