Presidenti i PSG paralajmeron Realin: Po te dua e marr Ronaldon
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ka thënë se nëse dëshiron, mund ta blejë portugezin e Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo. Kjo, falë parave të shumta që ka, por edhe marrëdhëniet e mira me Realin.
“Unë mund të bëj transferimin e ëndrrave të mia realitet. Kristiano Ronaldon mund ta marr për shkak të marrëdhënieve shumë të mira që unë kam me Florentino Perezin”, ka theksuar Al-Khelaifi.
Ndërkohë, ai është përgjigjur edhe në lidhje me insistimin e Barcelonës për të marrë Tiago Silvën. Sipas tij, nëse Barcelona paguan klauzolën për prishjen e kontratës së brazilianit, atëherë ai do të paguajë klauzolën për prishjen e kontratës së Lionel Mesit.