Robert Lewandowski: Dua te largohem, jam i shokuar nga menyra se si po me trajtojne
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sulmuesi i Dortmundit, Robert Lewandowski, më shumë se kurrë më parë ka ngritur zërin për të ardhmen e tij, duke thënë se ai pa dëshirë po mbahet nga Dortmundi në Signal Iduna Park. Lewandowski ka marrëveshje me Bayern Munichun, por ai ka kontratë me Dortmdunin deri në fund të sezonit të ardhshëm. Polaku pretendon se ka marrë premtim verbal nga drejtues të klubit nga Nord-Rhein Westfalen, por se ata nuk i kanë mbajtur fjalët.
“Në pjesën e dytë të sezonit, si gjithmonë dhashë gjithçka për Dortmundin. Unë luajta dhe shënova, duke e ditur se do të më lejonin të largohesha. Isha i sigurt se do të më jepej drita e gjelbërt për transferin”.
“Tani krejt rastësisht po del diçka ndryshe. Fatkeqësisht, jam i detyruar të qëndroj. Unë jam i shokuar nga mënyra se si po më trajtojnë. Unë duhet ta pranoj këtë dhe të qëndroj te Dortmundi”, ka thënë Lewandowski për Bild.
Lewandowski ka shënuar 75 gola në 136 paraqitje për Dortmundin dhe ishte pikërisht klubi gjerman ai që e ngriti nga asgjëja për ta bërë një prej sulmuesve më të mirë në botë.