Shorti/ Laçi- Skënderbeu, Flamurtari sfidon Kukësin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Flamurtari, Skënderbeu, Laçi dhe Kukësi janë skuadrat që janë ende në lojë për të fituar trofeun e Kupës së Shqipërisë. Këto 4 ekipe kanë mësuar sot rivalin që do të ndeshen në fazën gjysmëfinale.
Goglat kanë vënë përballë dy duele të zjarrta. Skënderbeu do të përballet me Laçin ndërsa takimi tjetër është ai mes Flamurtarit dhe Kukësin. Korçarët e luajnë takimin e parë në Laç më 6 prill dhe më pas më 20 prill pret kurbinasit në shtëpi.
Ndërkaq, takimi tjetër mes Flamurtarit dhe Kukësit luhet i pari në Vlorë në po të njejtat data.
Nga këto katër skuadra, Kukësi dhe Skënderbeu nuk kanë arritur asnjëherë që ta fitojnë këtë trofe, ndërsa Laçi është mbajtësja e kurorës.
Laçi dhe Flamurtari e kanë si mundësi të vetme Kupën për të siguruar një biletë për në Europë, pasi nga kampionati nuk mund ta realizojnë këtë objektiv.
Ja çiftet:
Laçi-Skënderbeu
Kukësi-Flamurtari
