e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

De Biazi drejt largimit nga stoli i Kombëtares, Tare e do te Lacio

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
De Biazi drejt largimit nga stoli i Kombëtares, Tare e do te Lacio

De-Biazi-te-kulla-e-Parisit-653x420De Biazi mund t'i thotë lamtumirë Kombëtares shqiptare pas përfundimit të Europianit. Tekniku italian vazhdon të jetë mes kandidatëve të mundshëm për të marrë drejtimin Lazios në sezonin e ardhshëm, shkruan sot "Romatoday.it"

Edhe pse kandidati kryesor mbetet Sinisa Mihajlovic, drejtori sportiv i klubit italian, Igli Tare, po bën maksimumin që në drejtimin e skuadrës të emërohet De Biazi thuhet në artikullin e sotëm.

Tare ka pasur vazhdimisht fërkime me Mihajlovic gjatë periudhës kur ishin futbollistë dhe është i bindur se De Biazi do të ishte më i përshtatshëm për të ndërtuar një cikël të ri fitues te Lacio.