e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Siti nis përgatitjet për Guardiolën, në skaner 17 talente për merkaton

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Siti nis përgatitjet për Guardiolën, në skaner 17 talente për merkaton

guardiolaShumë emra janë përfolur për transferimin në "Etihad" pasi aty të ulet Pep Guardiola. Legjenda e Liverpulit, Xhemi Karrager, mendon se trajneri i ri do të ketë nevojë për 7-8 afrime, por aktualisht klubi është i përqendruar në 4-5 transferime, pavarësisht listës së gjatë me kandidatët, të cilët ata po monitorojnë (17).

ILKAI GYNDOGAN (Borusia Dortmund) - Siti është skuadra favorite për ta transferuar. Me menaxherin janë mbajtur bisedime.

JULIAN VAIGL (Borusia Dortmund) - Mesfushori 20-vjeçar ka dhunti të shkëlqyera teknike. Siti ka shfaqur interes.

BEN ÇILUELL (Lestër Siti) - Mbrojtësi i majtë 19-vjeçar cilë- sohet e ardhmja e mbrojtjes angleze.

AJMERIC LAPORTE (Atl. Bilbao) - Qendërmbrojtësi francez është një nga më të kërkuarit në Europë.

Xhon Stons (Everton) - Një tjetër qendërmbrojtës, stili i të cilit i pëlqen shumë Guardiolës.

Serxho Buskets (Barcelona) - I vetmi ish-lojtar i Pepit që e ka shprehur publikisht se po e thërriti ish-trajneri, e lë Barçën.

Pol Pogba (Juventus) - Pritet të largohet nga Torino për 80 milionë paund, por e duan edhe Barça, Çelsi dhe Junajtid. Tiago (Bajern M.) - Lojtari i vetëm që Guardiola kërkoi te Bajerni sapo erdhi.

GODFRED DONSAH (Bolonja) - 19-vjeçari luan rregullisht dy sezonet e fundit. Talent me të ardhme të madhe në mesfushë.

AMADU DIAVARA (Bolonja) - 18- vjeçari ka tërhequr vëmendjen e Juves, Arsenalit dhe Çelsit gjithashtu.

Të tjerët - Juri Tilemans (Anderleht), Denis Praet (Anderleht), Riçedli Bazoer (Ajaks), Osman Dembele (Ren), Çembërlein (Arsenal), Inaki Uilliams (Atl. Bilbao) dhe Alvaro Morata (Juventus) janë lojtarët e tjerë që monitorohen nga "qytetarët".