e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shnajder pergenjeshtron 'Helden'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shnajder pergenjeshtron 'Helden'
Pak ore nga perhapja e lajmit prej gazetes holandeze 'Helden', ku etiketoheshin ish-trajneri i Brazilit, Dunga dhe trajneri i Argjentines, Maradona si “idiote”, prej mesfushorit Uesli Shnajder, ka ardhur edhe pergenjeshtrimi i ketij te fundit.

Nepermjet faqes zyrtare te skuadres se Interit, Shnajder jo vetem qe hedh poshte fjalet e cituara nga 'Helden' duke kembengulur qe nuk jane fjalet e dala nga goja e tij, por shpreh edhe respekt per Maradonen dhe Dungen.

'Ka nje shtremberim te madh mes asaj qe kam thene une dhe asaj qe ka dale ne shtyp. Gjate intervistes nuk i jam referuar asnjehere drejtperdrejte as Maradones dhe as Dunges, kundrejt te cileve kam shume respekt per ate qe kane dhene si futbolliste dhe per punen e tyre si trajnere gjithashtu', citohet Shnajder nepermjet faqes zyrtare te Interit.