e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Oktapodi Paul jep verdiktin e tij...

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Oktapodi Paul jep verdiktin  e tij...
I ka çuditur te gjithe me parashikimet teper te sakta, per te gjitha ndeshjet ku luante Gjermania. Behet fjale per nje krijese nenujore, qe njihet si orakulli i Boterorit 2010 dhe me te drejte, pasi zgjedhjet e tij kane dhene rezultatin e pritur.
 
Oktapodi Paul parashikoi humbjen e Gjermanise me Serbine, fitoren me Angline dhe me pas me Argjentinen.
 
Ne prag te ndeshjes shume te rendesishme Gjermani-Spanje, ata qe besojne tek zgjedhjet e tij i jane drejtuar serish. Por ndoshta kane mbetur te zhgenjyer, sepse Paul, edhe pse jeton ne Gjermani ka zgjedhur si fituese te gjysmefinales, skuadren kundershtare Spanjen.
 
Parashikimi i fundit i Paul shokoi tifozet gjermane, te cilet u lumturuan kur pane se zgjedhja e tij e pare ishte kutia me flamurin e Gjermanise. Por oktapodi u rikthye menjehere tek kutia spanjolle.
 
Oktapodi telepatik eshte bere i famshem per parashikimet e tij qe ne Euro 2008, ku i vetmi gabim ishte ne ndeshjen finale dhe fitoren ia faturoi Gjermanise.