e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Aragones: Spanja mund te fitoje

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Aragones: Spanja mund te fitoje
Ndonese ka qene skeptik pergjate gjithe boterorit, trajneri qe drejtoi Spanjen ne fitoren e Kampionatit Europian ne vitin 2008 eshte optimist per fitore kunder Gjermanise.
 
Luis Aragones tha se loja e skuadres spanjolle ka qene ne permiresim e siper, nga ndeshja ne ndeshje. 71-vjeçari u shpreh se Spanja eshte ne gjendje ta munde Gjermanine, te shkoje ne finale dhe te fitoje Kupen e Botes per here te pare ne histori.
 
“Morali im nuk ka qene kurre kaq i larte dhe sinqerisht besoj se Spanja do te shkoje ne finale. Loja e saj eshte permiresuar, nderkohe qe nuk i ka munguar stili tradicional, por pavaresisht ka fituar ndeshje, ne disa prej tyre me veshtiresi”, tha Aragones.