e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shkelqimi i futbollisteve qe nuk ishin superyje

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shkelqimi i futbollisteve qe nuk ishin superyje
Ky Kampionat Boteror ka qene makthi me i keq i futbollisteve "te reklamave", nje kampionat ku nje grup i vendosur futbollistesh anti-superstar e kane kaluar kohen, duke u stervitur dhe duke u perqendruar ne loje ne vend qe te xhironin reklama dhe intervista per t'u hequr si heronj. Nderkohe qe, emrat me te medhenj te futbollit tashme kane fluturuar jashte Afrikes per ne shtepi, ku do ta kalojne kohen, duke numeruar milionat e tyre dhe duke kaperdire nje vere deshtimi, pikat e shndritshme te seciles prej kater skuadrave finaliste jane mese te lumtur qe te qendrojne poshte prozhektoreve te fushes se gjelbert.

Golshenuesi i Spanjes, David Villa, eshte nje djale i terhequr, i qete dhe familjar, nata me e shfrenuar e te cilit mund te jete maksimalisht nje mbremje bamiresie me gruan e tij te dashur, qe e ka njohur qe ne femijeri. Ne Agriken e Jugut, ai ka qene forca drejtuese qe fshihej pas vrapit te pandalshem te Spanjes drejt gjysem finales. Gjate ketij kampionati ka shenuar 5 gola dhe ka qene ndihmesi kryesor i sulmeve, te cilet mund te mos kene qene aq spektakolare si te Ronaldos apo Messit, por gjithsesi tejmase me eficente.

Kur Reali i Madridit nxorri 131 milione dollare nga portofoli per te blere Ronaldon para nje viti, nxitesi kryesor i kesaj shifre ishte padyshim fama e reklames "Ylli i Portugalise". Barcelona pagoi 50 milione dollare per t'ja blere Villa-n Valencias kete vere, por ne kete rast, çdo qindarke e pagur per te i dedikohej aftesive te tij te pastra si lojtar. Villa nuk kryen sherbime fotografish dhe nuk promovon te brendshme gjate kohes se tij te lire. Megjithate, diçka di ta beje mire, te fitoje ndeshje. Shume madje! "Per mua, ka rendesi vetem futbolli", tha Villa gjate nje interviste ne European Championship 2008. "Futbolli eshte jeta, dashuria, pasioni dhe talenti im".

Thomas Mueller i Gjermanise nuk ka patur vjet as edhe nje kontrate profesionale te plote para se te promovohej ne skuadren e Bajernit te Mynihut dhe te zgjidhej si nje nga lojtaret e kombetares pas nje sezoni te shkelqyer. Trajneri i Argjentines refuzoi te ndante te njejtin podium me Muellerin gjate nje konference per shtyp para nje ndeshjeje ne Mars, por ai qe qeshi i fundit ishte pikerisht 20-vjeçari Mueller pas performances spektakolare te dites se shtune qe shenoi edhe skualifikimin e Argjentines nga çerekfinalet.

Mueller ka qene superylli i papritur ne kete Kampionat Boteror. Edhe pse ka qene shume pak i njohur jashte vendlindjes se tij para ketij kampionati, ai eshte kthyer ne mesfushorin e shkaterruar te afte per te kryer kundersulme te mrekullueshme. Pezullimi i tij nga gjysem finalja me Spanjen diten e merkure (per shkak te kartonave te verdhe te akumuluar) eshte nje fatkeqesi e madhe per gjermanet, megjithate Mueller ruan ende nje vleresim shume te madh per performancen e treguar gjate Kampionatit Boteror. "Nuk do te mund te shpresoja dot, qe gjerat te shkonin me mire se kaq", tha ai. "Te gjithe kane pritshmeri te larte per veten, por ndonjehere eshte me e lehte te kesh sukses kur njerezit nuk presin ndonje gje shume te madhe nga ti".

Niveli i fokusit dhe kerkesa publike duket se ka renduar shume mbi shpatullat e futbollit te luajtur nga superyjet si Rooney dhe Messi. Ronaldo eshte teper i izoluar ne universin e tij te brendshem per ta vene re deshtimin, ndersa Kaka edhe pse eshte mesuar me driten qe e ndjek nga pas Brazilin kudo qe shkon, perseri nuk arriti te ngrinte nivelin e lojes.

Justifikimi i nxjerre per disa nga yjet kryesore te futbollit ka qene se ishin tejmase te lodhur nga nje sezon i plote me klubet e tyre Europiane. Megjithate, edhe ky justifikim tashme eshte hedhur poshte nga Wesley Sneijder, i cili ka shkelqyer me Hollanden dhe e ka çuar ne gjysem finalen e tyre te pare qe nga viti 1998.

Sneijder ka luajtur nje kapionat te plote dhe shume produktiv me klubin italian Inter-Milan, i cili pati shume perfitim nga aftesite e tij, duke ndihmuar ne fitoren e Champions League.

Nderkohe, qe skuadra gjermane eshte nje nga me te shndritshmet e ketij boterori, Sneijderit i pelqen te luaje rolin e djalit shakaxhi. Pas performances se tij qe shenoi 2 gola dhe perjashtoi brazilin nga çerekfinalja, Sneijder ishte mese i lumtur qe te bente shaka me veten e tij. "Topi thjesht rreshkiti nga koka ime qerose", tha 26-vjeçari rreth golit te tij me koke. "Ishte nje ndjesi e jashtezakonshme".

E vetmja skuader amerikanojugore qe i ka mbijetuar deri tani Afrikes se Jugut eshte ne te njejten kohe edhe me i dobeti i grupit, Uruguai. Nderkohe, qe Diego Forlan eshte nje nga yjet me te medhenj qe ka prodhuar ndonjehere vendlindja e tij, karriera e tij dukej se ishte e destinuar per te deshtuar, kur ai nuk arriti te kishte sukses ne nje nga klubet me te rendesishme te botes.

Levizja e Forlanit tek Mancesteri ne vitin 2002, ishte nje katastrofe e vertete, pasi ai nuk arriti ta shenonte golin e tij te pare as pas 27 ndeshjesh, duke u kthyer keshtu ne objekt talljeje. Ne nje nga rastet me te famshme, te pakten 3 gazeta angleze perdoren te njejtin tittull per te tallur premtimin e tij: "Diego Forlorn".

Forlanit ju desh ta ringjallte karrieren, duke luajtur me Villarreal dhe Atletico Madrid, qe eci me pas drejt fitores se Liges se Europes ne maj. Duke e çuar Uruguain deri ne gjysem finalet e boterorit, ai behet keshtu nje pretendentet e denje i titullit lojtari me i mire i kampionatit.

"Vemendja nuk ka qene e perqendruar tek ne", thote Forlan, i cili ka shenuar tre gola ne Afriken e Jugut. "Nderkohe qe, te gjithe kane qene te perqendruar tek skuadrat e tjera, ne vraponim me bindje drejt qellimit qe i kishim vene vetes".

Duket qarte qe, Forlan do te tregoje me fjale te tjera se, uruguajanet kane ndriçuar edhe pa u ndjekur nga dritat e prozhektoreve dhe telekamerave, ashtu siç ka bere edhe ai gjate karrieres se tij. Njesoj si superyjet e tjere te vertetete ne kete Kampionat Boteror, edhe uruguajanet kane qene deshmitare te faktit se te jesh superyll mediatik, nuk do te thote se do te marresh kupen.