e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Uruguai-Holande, sot per finalen sfida e fundit Europe-Amerike e J.

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Uruguai-Holande, sot per finalen sfida e fundit Europe-Amerike e J.
Holanda mungonte ne gjysmefinalet e nje boterori qe nga viti 1998, ndersa Uruguai qe nga viti 1970. Pasi kane thyer me ne fund pritjen shume te gjate, “Orange” dhe “Celeste” do te perballen sot ne Kejp Taun ne ndeshjen qe do te vendose se kush do te jete finalistja e pare e Boterorit Afrikano-Jugor 2010. Skuadra e trajnerit Bert van Marvijk i ka tashme mundesite per te barazuar “mrekulline” holandeze te viteve ’70, ate te dy finaleve ne boteroret e 1974-s dhe ate te 1978-s, por qe te dyja te humbura kunder te zoteve te shtepise, ne fillim kunder Gjermanise dhe me pas kunder Argjentines. Ky eshte rasti jo vetem per ta barazuar, por pse jo per ta bere edhe me mire, duke sjelle me ne fund ne shtepi te parin titull kampion bote per nje shtet, i cili ze nje vend fondamental ne historine e futbollit modern.

Atehere ne fushe ishin “monstrat” si Johan Krujf (vetem ne ‘74) dhe Johan Neskens, Rud Krol, Rob Rensenbrink e Xhoni Rep, ndersa sot yjet jane Uesli Shnajder e Arjen Roben, te dy kandidate potenciale per “Topin e Arte”, Dirk Kuijt e Mark van Bomel. Atehere “shtydhesja portokalli”, e drejtuar ne fillim nga Rinus Mishels dhe me pas nga Ernst Hapel, çuditi boten me futbollin e saj total. Sot Holanda kandidon per fitimin e trofeut fale pikes se forte, e cila eshte fuqia e madhe fizike, qe ishte vendimtare ne ndeshjen e fituar 2-1 kunder Brazilit ne çerekfinale. Uruguai, te cilin do ta kene perballe, nuk arrinte ne gjysmefinale qe prej boterorit te vitit 1970, kur e mbylli edicionin meksikan ne vendin e katert.

Dhe ne gjysmefinalen e Afrikes se Jugut 2010, “Celeste”-t vijne si nje skuader qe ka “mbijetuar” me veshtiresi, sikurse e ka perkufizuar vete trajneri holandez, duke pare ate qe ka ndodhur ne çerekfinale ndaj Ganes: ne minuten e fundit te kohes shtese, amerikanojugoret ne fakt e kane pare me sy eliminimin, por penalltia e Asamoa Gianit, e cila trondit vetem traversen, u ka dhene mundesine te shkojne deri te ruleta e gjuajtjes se penalltive. E vendosur me pas nga “cucchiaio” e Sebastian Abreu. Skuadra e trajnerit Oskar Tabarez prezanton ne kete pike nje surprize te vertete te boterorit dhe, duke mos pasur se çfare te kerkoje me shume nga turneu, kunder Holandes do te zbrese ne fushe me e lirshme se nje kundershtar, qe te gjithe e japin favorit.