e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shnajder ne alarm: Nuk bejme dot dy pasime�

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shnajder ne alarm: Nuk bejme dot dy pasime�
Ajo e sotmja kundër Portugalisë do të jetë një ndeshje vendimtare për Holandën e Uesli Shnajderit, i cili shpreson të arrijë të kualifikohet për në çerekfinalet e Evropianit, edhe pse objektivi nuk duket aspak i lehtë. Për të avancuar më tej, “tulipanëve” u duhet minimalisht një fitore me dy gola avantazh, por me kusht që Gjermania të mundë Danimarkën nga ana tjetër.

“Dua t’u kërkoj falje tifozëve tanë, duke i ftuar ata që të na qëndrojnë pranë dhe të na mbështesin kundër Portugalisë, – thekson fantazisti i Interit. – Kjo që do na ndodhë është një çmenduri. Kam ditë që e mendoj, por nuk arrij ta shpjegoj se pse kemi përfunduar në një situatë të tillë. Papritur nuk e kuptojmë më njëritjetrin në fushën e lojës, nuk bëjmë dot dy pasime dhe ky është një mëkat.

Të mos kalojmë fazën e grupeve do të ishte një zhgënjim i madh për ne, sepse për disa nga ky grup do të jetë shansi i fundit për të fituar diçka të rëndësishme me kombëtaren, pasi jam i bindur që pas këtij edicioni do ketë ndryshime të shumta në ekip. Për Portugalinë kemi udhëtuar me avion dhe autobus pa ajër të kondicionuar, jemi të shtrydhur nga vapa, por gjithsesi këto gjëra të vogla nuk janë një justifikim për ne.

Është e kotë të kërkojmë një të tillë, sepse ne erdhëm të bindur se mund të pretendojmë fitimin e këtij Evropiani, prandaj kundër Portugalisë duhet të ringjallet Holanda e vërtetë, ajo që di të luajë bukur dhe të fitojë. Klane në skuadër? Nuk është e nevojshme të jesh miq me njëri-tjetrin për të fituar, por gjithsesi unë ju siguroj se nuk shoh klane në grupin tonë”, – përfundon Shnajder.