e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mark Van Bomel: Deri dje isha hero, tani me njohin si dhendri i trajnerit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mark Van Bomel: Deri dje isha hero, tani me njohin si dhendri i trajnerit
Tek Holanda nuk ekziston një klimë e qetë dhe ata që janë irrituar më shumë se kushdo tjetër janë figurat më të spikatura të përfaqësueses. Duke parë pastaj edhe rezultatet negative, një ndër më të shënjestruarit e medias ka qenë kapiteni Mark Van Bomel, i cili realisht nuk ka bërë një paraqitje të mirë në këto dy sfida të para.

Megjithatë, ai s’i pranon ironitë e shtypit dhe televizioneve. “Deri dje isha heroi i Holandës, të gjithë më vlerësonin, ndërsa tani më ironizojmë duke më quajtur thjesht dhëndri i trajnerit Van Marvijk dhe jo si një lojtar që kam dhënë shpirtin për këtë skuadër. Kam ditë me radhë që lexoj vetëm kritika kundrejt meje.

Nga një anë edhe mund t’i kuptoj, por brenda meje ndjej se ato nuk janë të drejta. Në katër vitet e fundit na kishin kurorëzuar si mbretër, ndërsa tani vlejmë një hiç, dhe kjo nuk është aspak e drejtë. Mund të kem një moshë të madhe, por nuk jam unë problemi i lojës së Holandës, ai është kolektiv”.