Sherr te Gana mes Muntarit e Boatengut. Trajneri i perjashton te dy
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ka përfunduar para kohe Botërori për Kevin Princ Boateng dhe Sulei Muntarin. Dy lojtarët, e kaluara dhe e tashmja e Milanit, janë kapur me duar dy ditë më patë. Episodi është zbuluar sot nga trajneri i kombëtares ganeze Apiah, i cili teksa ka folur për këtë grindje me futbollistët, është fyer nga Boateng. Ndërkohë Muntari ka qëlluar me shuplakë një anëtar të delegacionit ganez. Rezultati? Të dy janë përjashtuar nga grumbullimi me Ganën nga Botërori.