Shaqiri ben ate qe Zvicra nuk e bente prej vitit 1966
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Xherdan Shaqiri ishte ylli i mbrëmjes së djeshme të ndeshjeve të “Brazil 2014”. Shqiptari që luan për Zvicrën shënoi tre gola ndaj Hondurasit duke u kualifikuar për në fazën 1/16. Fillimisht Shaqiri shënoi me një goditje precize nga jashtë zone para se të kthente në gola dy pasimet e Josip Drmiç.
“Doja të tregoja se ne mund të luajmë futboll dhe këtë bëmë. Jam i gëzuar që luajta mirë dhe krenar për ekipin”, tha Shaqiri pas takimit.
Një fakt interesant është se, Zvicra shënoi më shumë se një gol në një pjesë ndeshjeje të Kupës së botës për herë të parë që pas vitit 1966 dhe kjo për meritë të Shaqirit. Shqiptari, që luan në krah të majtë ose në mesin e fushës, ishte diferenca mes dy ekipeve. Këto ishin golat e parë të tij në Kupën e Botës.
22-vjeçari që luan për Bajernin e Mynihut kërkohet nga Liverpuli dhe Mançester Junajted. Ekipet e Premier Ligës e kërkojnë atë kryesisht për finalizimet “klinike”. Zvicra do të ndeshet me Argjentinën e Lionel Mesit në fazën e ardhshme. “Kemi shanse, edhe kundër Argjentinës. Do të jetë një ndeshje ku nuk do të kemi gjë për të humbur”, tha Ottmar Hitzfeld pas ndeshjes.