e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Baloteli: Nuk jam italian!

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Baloteli: Nuk jam italian!

Zhgënjimi për një Botëror të mbyllur shpejt, shtuar këtu formën jo të mirë kanë bërë që bomberi italian, Mario Baloteli të reagoi ashpër ndaj atyre që e kanë kritikuar për mos impenjim në fushë, duke ia atribuuar këtë origjinës së tij. “Jam Mario Balotelli, 23 vjeç dhe nuk kam zgjedhur të jem italian. Edhe pse e dua shumë Italinë. Kam lindur në Itali dhe gjithmonë kam jetuar në Itali. Besoja shumë te ky Botëror dhe jam i trishtuar, i zemëruar dhe i zhgënjyer me veten. Po, ndoshta mund të shënoja ndaj Kosta Rikës, keni të drejtë, e pastaj? Cili është problemi? Fajin këtë herë nuk e mbaj të gjithin unë, sepse Mario Balotelli ka dhënë gjithçka për kombëtaren dhe nuk ka gabuar asgjë, prandaj kërkoni një tjetër shfajësim, sepse Mario Balotelli e ka ndërgjegjen e qetë dhe është gati të ecë përpara më fort dhe me kokën lart. Jam krenar që kam dhënë gjithçka për “Vendin Tuaj”. Apo, ndoshta siç e thoni edhe ju, nuk jam italian. Afrikanët nuk do ta hidhnin kurrë poshtë “vëllain” e tyre. Nuk është turp të gabosh një gol apo të vraposh më pak se të tjerët. Të turpshme janë këto gjëra, italianë të vërtetë! Apo jo?”- shkruan Baloteli në Instagram.