Kualifikohet Gjermania dhe SHBA-ja, Portugalia merr valixhet
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kupa e Botes ne Brazil, permbylli sot fazen e grupeve, duke ju drejtuar pjeses me te nxehte, asaj te eliminimit direkt te skuadrave. Ky i fundit shënoi golin e katërt sot për këtë botëror, duke u barazuar me numrin e golave të Neymar-it dhe Messi-t. Portugalia e Cristinao Ronados fitoi 2-1 me Ganën, por golaverazhi më i dobët se amerikanët (me pikë të njëjta) i kthen luzitanët në shtëpi, pa lënë asnjë shenjë në këtë turne të kësaj vere.
Në mbrëmje, në orën 22:00, do të luhen edhe ballafaqimet Korea e Jugut-Belgjikë dhe Algjeri-Rusi. Belgët janë të kualifikuar dhe me gjasë do ta mbyllin të parët në Grupin H, ndërsa mbetet të përcaktohet edhe skuadra e dytë. Më pranë kualifikimit duket edhe Algjeria, por shanse reale kanë po ashtu rusët e Kapelos, nëse fitojnë të enjten në mbrëmje.