'Shenoj ne Madrid, coj Bajernin ne finale'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sulmuesi gjerman, Mario Gomez, kërkon t’i bëjë një surprizë tjetër Realit të Madridit. Teksa ai shënoi golin e fitores në ndeshjen e parë dhe të 12-ën për këtë sezon, preferon t’i nxjerrë madrilenët përfundimisht nga gara e Champions-it. I ashtuquajturi “producenti” apo “fabrika” e golave të Bajernit, Mario Gomez ka arritur të barazojë rekordin e Van Nistelroit dhe Lionel Mesit sezonin e kaluar, pasi holandezi në vitin 2003 shënoi 12 gola me Mançester Junajtid, po aq shënoi edhe argjentinasi vitin e kaluar.
Ndërsa këtë vit “Pleshti” ka thyer rekord duke arritur në kuotën e 14 golave. Në prag të sfidës kundër rekordmenëve të Evropës, 40-milionëshi i Bajernit, gjatë një interviste për të përditshmen gjermane “Sz”, premton të bëjë sërish detyrën duke shënuar dhe u dhënë njëkohësisht kualifikimin bavarezëve dhe, nga ana tjetër, nuk u trembet krahasimeve me Kristiano Ronaldon, edhe pse e cilëson atë sulmuesin e dytë më të mirë në botë pas Lionel Mesit.
“Në Madrid prezantohemi si skuadra fituese. Ashtu siç e dini ndeshja starton 2-1 për ne. Ka për të qenë shumë e vështirë sfida në tempullin ‘Santiago Bernabeu’. Prandaj e dashurojmë futbollin, sepse ka shfaqje të tilla duelesh. Edhe pse Reali mund të jetë zot i fushës, ne do të kemi shanset tona, ashtu si në shtëpi. Për një gjë jam shumë i sigurt, që ndeshja nuk përfundon 0-0, pasi nuk luajmë për barazim. Ashtu si gjithë shokët e mi, edhe unë do të bëj detyrën dhe jam i bindur se do të shënoj kundër tyre. Nuk i trembem aspak euforisë apo prezencës së ‘galaktikëve’. Jam vetë me origjinë spanjolle dhe e di shumë mirë se çdo të thotë të luash brenda në shtëpi. Është ndryshe të ndodhesh në stadium dhe të drekosh në një restorant spanjoll.
Atmosfera do të jetë mjaft e elektrizuar, pasi do kemi pas shpine kryeqytetin e Spanjës. Por, para se t’i mendojmë këto, mendja jonë qëndron te shpresa, pasioni dhe ëndrra për të shkruar historinë. Mendoj se ky motiv do të përmbysë gjithçka në Madrid”, – nënvizoi Gomez, duke shtuar mbi homologun e tij portugez, – “Nuk na duhet të bëjmë shkencë për të ndalur ofensivën e tyre. Nëse e patë, e kryem shumë mirë detyrën në Mynih duke lënë në të shumtat e rasteve jashtë loje. Mendoj se kemi eksperiencën e duhur për t’i dhënë shuplakën e radhës. Nëse flisni për Ronaldon, ai është sulmuesi i dytë më i mirë në botë, pas Mesit, por që nuk i trembem aspak dyluftimit me të. Ronalso është një lojtar unik në stilin e vet por, ashtu si ai, edhe detyra ime është të shënoj gola”, – përfundoi bomberi i Bajernit, Mario Gomez, i cili ka shënuar katër gola më shumë se ylli portugez në Ligën e Kampioneve.