e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Di Mateo: Mundem me te fortet, tani s’kam me frike

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Di Mateo: Mundem me te fortet, tani s’kam me frike
Trajneri i Çelsit, Roberto Di Mateo, as që ka ndërmend të lodhë mendjen se cili do të jetë rivali i ardhshëm i skuadrës së tij në finalen e 19 majit në stadiumin “Alianc-Arena”. Italiani ka bërë mrekullinë e radhës dhe tani kërkon vetëm të shijojë këtë kualifikim. “Pas kësaj ndeshjeje jam shumë i lodhur, sepse në pankinë kisha një stres të jashtëzakonshëm. Gjithsesi, tani që gjithçka mbaroi me sukses për ne, jam më i lumtur se kurrë. Barcelona është një skuadër fantastike, që luan futbollin më të bukur në botë, por megjithatë unë jam i lumtur me grupin që kam, sepse kemi bërë realisht një paraqitje madhështore deri tani. Finalja është më se e merituar, ndonëse logjikisht dhe me shumë të drejtë Barcelona ishte favoritja.

Por, ashtu siç ka treguar gjithmonë në këto vite të fundit, Çelsi di të dalë jashtë parashikimeve. Tani kemi kohë të mendojmë për finalen, – shton Roberto Di Mateo, i cili anashkalon me diplomaci pyetjen mbi ndeshjen e sotme. – E rëndësishme për ne është arritja në finale dhe realisht nuk më intereson aspak se cili do të jetë rivali ynë në Mynih. Ne e kemi studiuar me kujdes dhe kemi ndalur në mënyrë perfekte skuadrën më të fortë në botë, kështu që tani nuk kam më frikë nga asgjë. Për sa i përket Realit ose Bajernit, do kemi kohë t’i studiojmë, por deri atëherë duhet të mendojmë për kampionatin”.