Hejnkes: Shenojme te pakten dy gola
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bajerni i Mynihut do të përballet për të pestën herë me Realin e Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve dhe do të jetë dueli i 14-të mes tyre në këtë eveniment të organizuar nga UEFA. Sfida mes Bajernit të Mynihut dhe rekordmenëve të Evropës (9 trofe) përmban shumë histori, ku sfida mes tyre gjithnjë është cilësuar si një duel gladiatorësh dhe gjermanët kanë qenë “macja e zezë” e madrilenëve. Ishtrajneri i madrilenëve, Jup Hejnkes, pas triumfit në vitin 1998, 14 vite më vonë është zotuar të shpallet kampion i Evropës me Bajernin e Mynihut dhe të mërkurën në mbrëmje (sot) ai do të luajë ndeshjen e karrierës, ose duelin e dekadës së fundit të bavarezëve. Gjatë konferencës për shtyp në Madrid, 66- vjeçari gjerman, Jup Hejnkes, është shprehur optimist dhe nënvizon se i ka marrë të gjitha masat për të thyer “ajsbergun” apo mposhtur mitin “Bernabeu”, i cili mbart në vetvete një histori të tërë. “Ka për të qenë një duel gjigantësh.
Të dyja skuadrat mbartin një histori të suksesshme. Personalisht kam kujtime të bukura nga Madridi në këtë stadium. Dua të nënvizoj se, teksa deri dje ishte Barcelona ‘zoti’ i gjithçkaje, Reali fitoi ndaj tyre dhe këtë gjë do të bëjmë edhe ne. Të jeni të sigurt se Bajerni nuk e ha presionin, edhe pse ‘Santiago Bernabeu’ është një stadium i veçantë. Nëse ata mendojnë se do na duken shumë të gjata ato 90 minuta, po ju them se ka për të ndodhur e kundërta, pasi ata kanë për të përjetuar një torturë. Kam një ekip të kompletuar. Pasioni, nervozizmi, zilia, zgjuarsia dhe ambicia, do të na ndihmojmë ta bëjmë realitet ëndrrën tonë. Besoj se në këtë aspekt jemi dominant dhe, mbi të gjitha, rezultati i parë është në favorin tonë. Edhe pse ata shënojnë shpesh në shtëpi, ne do ua vështirësojmë shumë lojën, falë taktikës sonë. Jemi në gjendje të shënojmë një apo dy gola në ‘Bernabeu’ dhe, për më tepër, që kemi treguar se pësojmë më pak gola se ata. Kemi ofensivë shkatërruese, e cila do të na nxjerrë fitues nga Madridi”, – tha Hejnkes gjatë konferencës për shtyp.