Murinjo ve bast: U shenojme bavarezeve
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
I qetë, krenar për çka arritur deri tani me Realin, në pritje të festës së titullit kampion në Spanjë dhe me një dëshirë të madhe për të shkuar në finalen e Champions-it. Zhoze Murinjo po mundohet ta shijojë në maksimumin momentin që po kalon te Reali i Madridit, ndërkohë që është fokusuar maksimalisht te sfida kundër Bajernit të Mynihut.
Titulli “Është e vërtetë që ne jemi shumë pranë titullit kampion në Spanjë. Fitorja e arritur kundër Barcelonës ishte vendimtare. Gjithsesi, unë nuk bëj diferencime midis kompeticioneve. Nuk më vjen që të them se Champions- i është më i rëndësishëm se kampionati. T’i fitosh të dyja? E mrekullueshme. E kam provuar dhe më parë dhe e di që është diçka e paharrueshme. Por, kemi ende shumë rrugë për të bërë”, – tha “speciali”.
Bajerni “Në ndeshje të mëdha mundohesh të japësh shpirtin në fushën e lojës. Kundër Bajernit luajmë ‘biletën’ për në finalen e Ligës së Kampioneve dhe gabimet duhet të jenë minimale. Ajo që më kënaq më shumë te skuadra ime, është qetësia. Janë në kushte optimale për të pritur një përballje si e ajo e nesërmja (sot). Unë e njoh forcën e skuadrës, e di se çfarë janë të aftë të japin në fushën e lojës, po ashtu siç di edhe çfarë problemesh kemi. Kur isha tek Interi ne kishim probleme, por në ndeshje të mëdha mundoheshim që t’i fshihnim ato. Të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe kundër bavarezëve. Ata e dinë që ne kemi një sulm shumë të rrezikshëm, i cili do shënojë të paktën një gol. Madje, jam i sigurt që do shënojmë. Unë mendoj se e di se si do të luajë Bajerni në minutat e para të ndeshjes, por sigurisht që nuk e di se si do përfundojë kjo sfidë, pavarësisht optimizmit që kam për kualifikimin”, – deklaroi Murinjo dje në konferencë për shtyp.