e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shaqiri shpallet lojtari i vitit ne Zvicer

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shaqiri shpallet lojtari i vitit ne Zvicer
Xherdan Shaqiri, lojtari me origjinë shqiptare është shpallur lojtari i vitit në Zvicër. Këtë sezon Shaqiri luajti me Bazelin, ekip i cili u shpall kampion në kampionatin zviceran por sezonin e ardhshme ai do të luaj për ekipin e Bajernit të Mynihut. 20-vjeçari konsiderohet si një nga talentet e futbollit evropian dhe në 31 ndeshje këtë vit ka arritur të shënojë 9 gola dhe duke bërë një paraqitje mjaft mbresëlënëse. Shaqiri këtë vit ka shkëlqyer edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.