Benzema: Mourinjo me flet si babai te birit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Karim Benzema shprehet se te Reali i Madridit niveli i tij është rritur shumë. “Nuk jam Benzemaja që erdhi këtu e tri vite të shkuara, i turpshëm dhe jo i përqendruar. Tani jam një lojtar i pjekur, i qetë dhe fizikisht më i fortë. Jam rritur si lojtar dhe si personalitet”, – u shpreh francezi. Sulmuesi tregon se viti i tij i parë në Madrid qe mjaft i vështirë. “Kur ika nga Lioni isha një djalosh dhe i ndrojtur. Erdha vetëm dhe qe hera e parë që lashë shtëpinë. Duhet të përshtatesha me ekipin dhe qytetin”. Ndërsa për marrëdhëniet e tij me teknikun, sulmuesi tregon: “Murinjo më flet tamam si babai të birit. Më ka stërvitur fort dhe kjo ka funksionuar”.