'Amerikanet, ja planet e tyre per Partizanin'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Një nga personat që ka ngjallur shpresat e të gjithë tifozëve të Partizanit për një ringritje të këtij klubi, është edhe deputeti Andis Harasani. Ky i fundit, pak kohë më parë, ka bërë me dije se në klubin e kuq do të afrohet një kompani amerikane, e cila do të blejë edhe aksionet që do nxjerrë në shitje Ministria e Ekonomisë. Por ditët e fundit, Harasani, që është edhe përfaqësuesi i kompanisë në fjalë në vendin tonë dhe po merret më nga afër me çështjen e klubit të kuq, ka bërë me dije se investitorët e huaj do të presin deri në datën 15 qershor dhe, nëse privatizimi nuk do bëhet brenda kësaj date, atëherë interesi i tyre për t’i blerë aksionet e të kuqve nuk do të ekzistojë më.
Deklarata - Harasani ka pranuar të tregojë diçka në lidhje me të ardhmen e skuadrës së Partizanit, në rast se kompania që ai përfaqëson do të blejë aksionet e klubit të kuq. “Emrin e kompanisë në fjalë nuk mund ta them, por ajo do të bëhet e njohur për të gjithë kur të marrë pjesë në ankandin që do të bëjë Ministria e Ekonomisë për shitjen e aksioneve të kësaj skuadre”, – thotë Harasani, i cili më pas vazhdon: “Data 15 qershor është vënë si kusht, pasi planet janë që të ngrihet një skuadër e madhe, e cila sezonin e ardhshëm nuk do të jetë në garë vetëm për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore, por edhe të fitojë Kupën e Shqipërisë.
Pra, plani i kompanisë që unë përfaqësoj, është që ekipi të jetë në Kupat e Evropës që në vitin e parë që do të investohet në të. Por për t’i arritur këto objektiva nuk ka shumë kohë, ndaj përgatitjet duhet të fillojnë sa më shpejt”. Ndërkohë Harasani flet edhe për çështjen e privatizimit dhe kontaktet që ka pasur me Ministrinë e Ekonomisë, në të cilën ndodhet aktualisht dosja e kuqe. “Në Ministrinë e Ekonomisë deri në këto momente kam pasur vetëm kontakte personale dhe jo institucionale. Por, nga ana tjetër, nuk e kuptoj se pse ky privatizim po shtyhet pa fund. Gjithashtu, dua të falënderoj edhe ministrin Imami dhe presidentin e FSHFsë, zotin Duka, për mbështetjen e tyre”, – ka përfunduar Harasani.