E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shaqiri: Kam fituar me ekipet qe kam luajtur, dua te fitoj edhe me Interin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shaqiri: Kam fituar me ekipet qe kam luajtur, dua te fitoj edhe me Interin

Mesfushori shqiptar i Interit, Xherdan Shaqiri, në një intervistë për “La Gazzeta dello Sport”, ka thënë se në cilin do ekip që ka luajtur ai ka fituar. Ylli shqiptar i Zvicrës gjatë merkatos se janarit iu bashkua Interit nga Bayern Munichu. Shaqiri thotë se ka ardhur tek “Nerazurët” që të fitojë trofe.

“Unë kam arritur fitore në çdo ekip ku kam luajtur dhe të njëjtën gjë unë dua ta bëj këtu në Inter”, tha Shaqiri.

Ai ka folur edhe për vendimin për tu transferuar nga Bayern Munichu tek Interi.

"Kontakti i parë me Nerazzurrët? Prej kohësh Interi ishte në kontakt me agjentin tim dhe me vëllain tim (Erdin). Është një histori që vjen nga larg. Pastaj erdhi thirrja telefonike nga Mancini. Dy telefonata me binden të them po. Dy bisedat të këndshme konsideroja se ishin shumë të rëndësishme. Aspekti që mua me intereson në moshën time, është që unë të luaj futboll”, theksoi Shaqiri, i cili tani llogaritet pjesë e rëndësishme e klubit italian, Inter.