Aliji pajiset me pasaporte gati thirrja me Shqiperine?

Aliji pajiset me pasaporte, gati thirrja me Shqiperine?

Më 29 mars, ndaj Armenisë në “Elbasan Arena”, “blerja” e radhës nga trajneri italian De Biazi mund të jetë mbrojtësi 21-vjeçar që luan me Vaduz në Zvicër

 

Anton Cicani

Edhe pse lista e futbollistëve që do të grumbullohen për ndeshjen që Shqipëria do të zhvillojë kundër Armenisë më datën 29 mars, në “Elbasan Arena”, ende s’është publikuar zyrtarisht, në mendjen e Xhani de Biazit janë disa futbollistë të rinj që mund të thërriten dhe që kanë bindur gjatë kësaj kohe. Mes tyre, i riu Naser Aliji, që luan si mbrojtës i krahut të majtë dhe që aktivizohet me Vaduz, në kampionatin elitar zviceran. Në huazim nga Bazeli (vlera e merkatos është diku tek 1 mln euro për 21-vjeçarin, që konsiderohet me potencial), Aliji është një nga ata lojtarë që mund të fuqizojnë më shumë Kombëtaren. Madje, sipas burimeve pranë FSHF-së, ai është pajisur edhe me pasaportë shqiptare, pra duke qenë gati për grumbullimin dhe, pse jo, debutimin e madh. Aliji ka lindur në Shkup të Maqedonisë dhe është transferuar shumë i vogël në Zvicër. Madje, ai ka luajtur edhe tre ndeshje me Zvicrën U-20. Këtë sezon është aktivizuar 4 ndeshje me Vaduzin.

Të tjerët –  Berat Xhemshiti, i cili luan në Zvicër me Zyrihun. 22-vjeçari njihet për aftësinë e tij për të luajtur si mbrojtës dhe mesfushor. Ai është parë nga afër edhe nga Paolo Tramexani, ndihmësi i Xhani de Biazit, por edhe nga vetë trajneri kuqezi. Në listë ka qenë edhe Endri Çekici, pogradecari 18-vjeçar që luan në Kroaci me Dinamon e Zagrebit. Prej kohësh mesfushori i ri ka tërhequr vëmendjen e De Biazit, por dëmtimi i pësuar pak ditë më parë e ka fshirë këtë mundësi.


1

Mln

Euro është vlera e kartonit të mbrojtësit 21-vjeçar të krahut, i cili është në huazim tek Vaduz nga skuadra që e ka në pronësi, Bazeli

 
4

Ndeshje

Ka luajtur këtë sezon me fanelën e Vaduzit mbrojtësi i lindur në Shkup, Maqedoni


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama