E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shameti, kryegolashënues i Kupës për Kukësin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shameti, kryegolashënues i Kupës për Kukësin

Autori i golit të dytë në transfertën e Vlorës, Ylli Shameti, është njeriu i Kupës së Shqipërisë këtë sezon për skuadrën e Kukësit. ylli shametiQendërmbrojtësi ka shënuar tre gola në këtë kompeticion, duke u bërë golashënuesi më i mirë i verilindorëve, madje në ndeshje të rëndësishme.

Mbrojtësi gjirokastrit ka realizuar në 3 nga 5 takimet e deritanishme që Kukësi ka zhvilluar këtë sezon në Kupën e Shqipërisë. Golat e Shametit kanë ardhur në ndeshje dhe në faza vendimtare për nënkampionët. Goli i parë për gjirokastritin erdhi në raundin e dytë të Kupës me Ilirinë e Fushë-Krujës, më datë 21 tetor 2015.

I dyti, në sfidën e dytë çerekfinale me Teutën, ku kuksianët përmbysën gjithçka, pikërisht më 17 shkurt 2016. Goli i tretë i Shametit në Kupë erdhi të mërkurën kundër Flamurtarit. Në të njëjtën kuotë golash është dhe Musolli, i cili i ka shënuar 3 gola Ilirisë së Fushë-Krujës. Ndonëse ka kaluar disa dëmtime, Ylli Shameti është një nga më të mirët për Kukësin në këtë sezon.