e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Sfida me kampionët, Laçi nis grumbullimin 3 ditë para

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sfida me kampionët, Laçi nis grumbullimin 3 ditë para

Laçi do të ketë një provë shumë të rëndësishme nesër kundër Skënderbeut, për ndeshjen e parë të turit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë. Nga dje, skuadra e drejtuar nga Eugent Zeka dhe Marko Bankini, ka zbritur në terren për të shfrytëzuar në maksimum kohën.laci partizani ii

Edhe pse Laçi nuk ka shkëlqimin më të mirë në këtë pjesë të garës, duket se në Kupë shndërrohet. Pas seancës së djeshme, skuadra është grumbulluar, teksa klubi kërkon t'i mbajë lojtarët në regjim kazerme, që tri ditë para ndeshjes. Vlerësimi është maksimal, ndërsa synimi mbetet i qartë: fitore në Laç për të shpresuar kualifikimin.

Stërvitja - Stafi teknik i parapriu seancës së djeshme me analizën e shkurtër të takimit në kampionat me Partizanin. "Skuadra bëri një paraqitje dinjitoze dhe në përgjithësi jam i kënaqur nga lojtarët e mi", pat thënë ndër të tjera pas ndeshjes trajneri Zeka.

Por, në të njëjtën linjë janë shfaqur dhe dje drejtuesit, të cilët kanë vlerësuar kontributin e futbollistëve që u angazhuan të shtunën. Më pas, grupi është përfshirë në detyrat e ditës. Si zakonisht në pjesën e parë të përgatitjeve, ka udhëhequr Bankini, ndërsa më pas Zeka ka marrë frenat e stërvitjes dhe ka punuar më shumë taktikisht me skuadrën.

Lëvizjet - Të gjithë kanë vënë re se Zeka në ndeshjen e barazuar me Partizanin, ndryshe nga paraardhësit e tij, i dha prioritet lojës taktike. Një skuadër e mirëvendosur në fushë dhe e zonja në luftën për topin e parë.

Përpara një portieri të talentuar si Selmani, u pa një mbrojtje tejet e disiplinuar, ndërsa në sektorë të avancuar, ajo që bëri jo pak habi, ishte zhvendosja deri në thellësi i Sefgjinit. Me Zekën në timon, edhe Ademir ka bërë hapa "përpara". Braziliani doli shpesh nga roli i mbrojtësit të djathtë dhe në disa raste avancoi deri në vijën e parë të sulmit, duke hedhur topa në zonë.