e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Cungu e ka me mbrojtësit, zbardhen kritikat në analizë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Cungu e ka me mbrojtësit, zbardhen kritikat në analizë

Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, është treguar i ashpër në analizën që ka zhvilluar para stërvitjes së djeshme. Ai nuk ka kursyer lojtarët e tij për sa i përket asaj që kanë shprehur në fushë kundër Skënderbeut, ku me pak kujdes mund të dilnin me pikë nga Korça.cungu Nga sa mësohet, kryesisht tekniku është ndalur te gabimet elementare të lojtarëve në mbrojtje, që kanë sjellë edhe atë humbje. Këto gabime kanë pasur të bëjnë jo vetëm me lojën në aspektin mbrojtës, por edhe atë sulmues.

"Jemi ndëshkuar nga disa momente që duhet të ishin eliminuar. Nuk mund të gabojmë në atë mënyrë siç bëmë në Korçë. Duhet t'i shfrytëzojmë më mirë rastet që krijojmë. Të gjithë duhet të keni më shumë besim te vetja", mësohet të jetë shprehur Cungu para lojtarëve.

Ndërkohë, trajneri ka paralajmëruar lojtarët edhe për këpucët që veshin, pasi duhet t'u përshtaten terrenit. Madje për këtë, pas ndeshjes në Korçë, ai theksoi: "Te goli i parë një prej lojtarëve rrëshqiti në fushë si pasojë e mosmarrjes së masave me këpucët.

Kjo nuk është normale në futbollin profesionist". Ndërkohë, pas kritikave për humbjen ndaj Skënderbeut, Cungu është fokusuar te përgatitja e ndeshjes me Teutën, e cila konsiderohet si kyçe për vazhdimësinë e skuadrës. Trajneri kërkon një sforco nga lojtarë për të marrë fitoren.

Teuta - Kuqeblutë do të kërkojnë të shtunën rezultatin e parë pozitiv sezonal ndaj durrsakëve për këtë sezon. Në të tri ndeshjet Vllaznia ka humbur, madje edhe në takimin e fazës së dytë në Shkodër janë ndëshkuar nga një gol me penallti.

Për këtë qëllim, Cungu u ka kërkuar lojtarëve në analizën e djeshme që të fokusohen tërë- sisht te takimi me Teutën. Trajneri bëri apel për angazhim maksimal për të bërë më të mirën, që do të thotë marrja e maksimumit e pikëve.

Një fitore ndaj durrsakëve do të thoshte shumë për ecurinë e skuadrës në kampionat. Ruajtja e distancës me vendin e 9-të, që të çon një kategori më poshtë, është aktualisht synimi i kuqebluve. Humbja e Bylisit në javën e fundit ishte si ngushëllim për Vllazninë pas dështimit në Korçë.