e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Serbia dridhet nga ardhja e ish-ushtarit te UCK-se

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Serbia dridhet nga ardhja e ish-ushtarit te UCK-se

Kreu i Plisave, Albert Kastrati është duke shokuar Serbinë. I pari i tifo-grupit Plisave konsiderohet terrorist në Serbi. Udhëtimi i tifozëve shqiptarë drejt Beogradit për ta përkrahur Kombëtaren shqiptare vazhdon të jetë temë e ‘nxehtë’ në Serbi. E përditshmja serbe Informer ka shkruar se ish-luftëtari i UÇK-së do të udhëtojë në Beograd për ta përkrahur Shqipërinë.

Kjo e përditshme serbe e quan udhëheqësin e Plisave, Albert Kastrati, si ‘terrorist’. Sipas kësaj të përditshme, ish-luftëtari i UÇK-së do të udhëtojë në Beograd së bashku me 300 tifozë tjerë nga Kosova.

Ndërkohë, Kastrati përmes profilit të tij në Facebook, i është përgjigjur të përditshme serbe. “Me luftuar për vendin tënd edhe me të quajtur terrorist, çka i thonë kësaj pune, kush ka faj këtu”, ka shkuar Kastrati.

Serbia dhe Shqipëria do të ndeshen më 14 tetor në Beograd në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për EURO 2016.