e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Biznesmeni kosovar, 1 mln euro per fitoren e kuqezinjve

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Biznesmeni kosovar, 1 mln euro per fitoren e kuqezinjve

Një tifoz i flaktë i kombëtares shqiptare, njëherësh biznesmen shume i suksesshëm, Besnik Benz, ka ofruar një shpërblim prej 1 milion eurosh për fitoren e kuqezinjve ndaj serbëve. Lajmi ende i pakonfirmuar qarkullon në rrjetet sociale, sipas të cilave Benz është prekur thellë nga lajmi se tifozët shqiptare nuk mund të jenë pjesë e tribunës së Beogradit, dhe për këtë ka ofruar 1 milion euro për fitoren e kombëtares tonë. Gjithashtu në mediet sociale thuhet se, ai i ka ftuar biznesmenët e tjerë që ta përkrahin kombëtaren në ndeshjen kundër serbëve.

Benz është shprehur se është prekur thellë qëndrimi i mbajtur nga një shtet që e njeh bota për gjenocidin dhe masakrat që ka bërë ndaj kombit tonë, dhe sot në vend që të ndjejë keqardhje për të, ata mundohen që të kufizojnë përkrahjen ndaj Kombëtares. E ndërsa ky lajm pritet të konfirmohet, kombëtarja do të ketë një arsye tjetër për të luftuar fort në ndeshjen kundër skuadrës serbe.