Serbia: Pranga cdo shqiptari qe do te futet ne stadium
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Serbia ka vendosur masa të rrepta për çdo tifoz shqiptar që dëshiron ta shikojë ndeshjen Serbi-Shqipëri. Përveçse është ndaluar udhëtimet në grup të tifozëve, edhe tifozët e thjeshtë që dëshirojnë ta shikojnë këtë sfidë nga stadiumi i Partizanit, do të preken nga ky vendim. Kështu, çdo tifoz që do të futet në stadium me ndonjë flamur kombëtar shqiptar apo ndonjë shenjë identifikuese që është tifoz, do të arrestohet nga policia, shkruan "Blic".