e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Serbi-Shqiperi, rrezohen akuzat per huliganin Bogdanov qe hyri ne fushe

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Serbi-Shqiperi, rrezohen akuzat per  huliganin Bogdanov qe hyri ne fushe

Prokuroria serbe rrëzon akuzat ndaj huliganit serb Ivan Bogdanov udhëheqësit të tifozëve “Ylli i Kuq” i cili hyri në mesin e fushës së blertë gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri ndërsa kishin shpërthyer incidentet ndaj lojtarëve kuqezi.

Kundër Bogdanov nisi hetimi paraprak për veprën penale të sjelljes së dhunshme në stadium ndërsa në fushën e stadiumit “Partizan” të Beogradit luhej ndeshja Serbi-Shqipëri e vlefshme për eliminatoret e kampionatit Francë 2016. 

Huliganit serb Ivan Bogdanov i ishte ndaluar hyrja në stadium gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri pasi më herët ishte dënuar me 3 vite e tre muaj burg në Itali për krijimin e trazirave gjatë ndeshjes Itali-Serbi të luajtur në Genova në vitin 2010.

Ndeshja u shoqërua me tensione që në nisje të saj kur tifozët serbë thërrisnin në kor “Vritini shqiptarët” ndërsa pas ngritjes së dronit me flamurin e Shqipërisë së madhe, tifozët u futën në fushën e blertë u futën pa u ndaluar nga policia ku dhunuan edhe lojtarët e kombëtares shqiptare.