Reus zgjedh ekipin e ri

Reus zgjedh ekipin e ri

Ylli i Borusias së Dortmundit, Marco Reus, dëshiron të transferohet në Premier Ligë, në një prej gjigantëve të këtij kampionait. Sulmuesi i përfaqësueses gjermane është një ndër më të kërkuarit nga klubet në Europë, midis të cilëve edhe nga Reali.

 

Por, ylli gjerman duket se e ka vendosur se ku të luajë sezonin e ri. Sipas gazetës spanjolle AS, 25-vjeçari ka zgjedhur t’i bashkohet Manchester United gjatë merkatos së verës. Klubi gjerman e vlerëson 50 milionë euro kartonin e tij dhe ende nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i "Djajve të kuq", që gjithashtu kanë shprehur interes.

 

Aktualisht ia ka një kontratë me Borusian që i skadon në verën e vitit 2019.

 

Reus u kërkua me ngulm nga Real Madridi e Arsenali, por siç duket lojtari nuk u bind nga ekipi londinez e u “refuzua” nga ai spanjoll.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama