Zyrtare CAS shtyn serish vendimin per ndeshjen Serbi-Shqiperi

Zyrtare: CAS shtyn serish vendimin per ndeshjen Serbi-Shqiperi

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka shtyrë për më 12 qersohor ndeshjen mes Serbisë- dhe Shqipërisë, e cila u ndërpre për shkak të dhunës serbe më 14 tetor në Beograd. Është Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e cila përmes një njoftimi ka konfirmuar se CAS ka vendosur që vendimin për ndeshjen Serbi-Shqipëri ta shtyjë për 12 qershor.

 

“CAS e ka shtyrë sërish vendimin për ndeshjen Serbi-Shqipëri për datën 12 Qershor. Ky vendim do të publikohet pikërisht një ditë përpara ndeshjes miqësore përballë kombëtares se Francës, e cila do të luhet me 13 Qershor nga ora 18:00, ne stadiumin “Elbasan Arena”, thuhet një njoftimin e FSHF-s.

 

CAS kishte bërë të ditur që vendimin për këtë ndeshje do ta marrë më 29 maj, por siç duket Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ende nuk ka një vendim për atë që ndodhi në Beograd.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama