Serbet kercenojne Ronaldon

Serbet 'kercenojne' Ronaldon

Branislav Ivanovic beson se Serbia mund ta mposhtë Portugalinë të dielën, edhe pse kundërshtari ka “një prej futbollistëve më të mirë në histori” si Cristiano Ronaldo.

Serbia gjendet në pozitën e katërt në Grupin I të eliminatoreve për Euro 2016, kurse favoriti i grupit Portugalia do të mundohet të arrijë fitore për të përforcuar shanset e kualifikimit.

Por, anëtari i Chelseas beson se Ronaldo mund të ndalet.

“Po flasim për një prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit, ai nuk është i lehtë”, deklaroi Ivanovic për “Perform”.

“Të jeni në nivel të lartë ju duhet ta dëshmoni veten qdo ditë, dhe ai e bën këtë ndeshje pas ndeshje. Për ne është një sfidë e madhe dhe e di se kemi kualitete për t’u munduar të ballafaqohemi me të”, u shpreh ai


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama