Kosova ne boteror per Rusia 2018

Kosova ne boteror per 'Rusia 2018'

Pjesëmarrja e Kosovës në eliminatoret për Botërorin “Rusia 2018” nuk vihet në dyshim. Kështu thotë seleksionuesi kosovar, Albert Bunjaku, i cili tregon se ka marrë sugjerime kredibile që ta përgatitë ekipin për pjesëmarrje në garat kualifikuese. Ambiciet e tij janë krejt tjera dhe më të mëdha. Synon të kualifikohet në “Rusia 2018”.

Edhe pse ende nuk është konfirmuar pjesëmarrja e Kosovës në eliminatoret e Kampionatit botëror “Rusia 2018” nga UEFA dhe FIFA, përfaqësuesja shtetërore lëre që është e bindur se do të garojë në këto kualifikime, por ambiciet i ka shumë më të mëdha.
Përzgjedhësi kosovar, Albert Bunjaku, në një bisedë me “Zërin”, ka thënë se objektiv i tij mbetet kualifikimi në Botërorin e radhës.

Këtë synim ai e shprehu pa pikë rezervimi, edhe pse Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s e ka konfirmuar këto ditë formatin e eliminatoreve të shteteve anëtare të saj, formati ai që nuk kishte ndonjë shenj të pjesëmarrjes së Kosovës.

“As Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk kishte dhënë shenjë për pranimin e Kosovës, por e pranoi”, thotë Bunjaku për “Zërin”.

Ai thotë se ka marrë sugjerim kredibil për ta përgatitur përfaqësuesen e Kosovës për pjesëmarrje në kualifikimet e Botërorit. “Kam marrë informacion për këtë. Mua më është thënë të bëhemi gati për pjesëmarrje në kualifikime”, thotë ai.

Madje, Bunjaku thotë se objektiv aktual i Kosovës mbetet kualifikimi në Botërorin “Rusia 2018”.

“Pjesëmarrja në eliminatore gjithsesi, por veç pjesëmarrja nuk mjafton. Deri në fillimin e eliminatoreve do t’i zhvillojmë edhe 7-8 lojë. E kam vizionin e qartë se çka duhet të bëjë, cilët lojtarë t’i testoj për t’i nisur eliminatoret. Synimi është kualifikimi në Botëror. Por, duhet të kemi edhe pak fat, që në grup të mos na bie me skuadra siç është Gjermania, sepse kjo do të na vështirësonte gjasat. Por, objektiv nuk është veç pjesëmarrja, por kualifikimi”, deklaroi Bunjaku.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama