Biletat per ndeshjen me Armenine u jepen nen dore seksereve

Biletat per ndeshjen me Armenine u jepen nen dore seksereve

Të gjesh një biletë për ndeshjen me Armeninë është pothuaj mision i pamundur, përveçse t’i drejtohesh tregut të zi ku mund t’i gjesh me bollëk. Në sportelet e Federatës Shqiptare të Futbollit si në Tiranë ashtu dhe në Elbasan shitja e biletave është bërë në mënyrë ilegale dhe të gjitha biletat e nxjerra në treg në këtë formë janë marrë nga sekserët që i shesin ato 4 ose 5-fish me shtrenjtë.

Pranë këtyre pikave që janë përcaktuar nga Federata si sportele për shitjen e biletave për ndeshjen zyrtare Shqipëri-Armeni qëndrojnë njerëz të paautorizuar me tufa biletash në duar që pasi i kanë marrë nga punonjësit e Federatës i shesin disa herë me shtrenjtë. Vetë ata pohojnë se këto bileta i kanë blerë nga punonjësit e Federatës me një çmim më të lartë se ai zyrtar. Kështu një biletë me vlerë 10 mijë lekë të vjetra për një vend në tribunën G prapa porte sekserët e kanë blerë më një çmim 15 mijë lekë të vjetra dhe e shesin për 40 mijë lekë.

Ndërsa biletat e tjera për tribunën përballë asaj VIP në tregun e zi kushtojnë nga 120 mijë lekë të vjetra deri në 200 mijë. Ky është realiteti i “krenarisë” Kuq e Zi që shpaloset me himne dhe daulle në faqen e Federatës, që e trajton ekipin kombëtar si “llotarinë” e vet, duke vërtetuar edhe njëherë se të grabisësh njerëzit nuk mund ta bësh vetëm me armë dhe maska por edhe me këngë dhe ngjyra.Të gjesh një biletë për ndeshjen me Armeninë është pothuaj mision i pamundur, përveçse t’i drejtohesh tregut të zi ku mund t’i gjesh me bollëk. Në sportelet e Federatës Shqiptare të Futbollit si në Tiranë ashtu dhe në Elbasan shitja e biletave është bërë në mënyrë ilegale dhe të gjitha biletat e nxjerra në treg në këtë formë janë marrë nga sekserët që i shesin ato 4 ose 5-fish me shtrenjtë.

Pranë këtyre pikave që janë përcaktuar nga Federata si sportele për shitjen e biletave për ndeshjen zyrtare Shqipëri-Armeni qëndrojnë njerëz të paautorizuar me tufa biletash në duar që pasi i kanë marrë nga punonjësit e Federatës i shesin disa herë me shtrenjtë. Vetë ata pohojnë se këto bileta i kanë blerë nga punonjësit e Federatës me një çmim më të lartë se ai zyrtar. Kështu një biletë me vlerë 10 mijë lekë të vjetra për një vend në tribunën G prapa porte sekserët e kanë blerë më një çmim 15 mijë lekë të vjetra dhe e shesin për 40 mijë lekë.

Ndërsa biletat e tjera për tribunën përballë asaj VIP në tregun e zi kushtojnë nga 120 mijë lekë të vjetra deri në 200 mijë. Ky është realiteti i “krenarisë” Kuq e Zi që shpaloset me himne dhe daulle në faqen e Federatës, që e trajton ekipin kombëtar si “llotarinë” e vet, duke vërtetuar edhe njëherë se të grabisësh njerëzit nuk mund ta bësh vetëm me armë dhe maska por edhe me këngë dhe ngjyra.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama