e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Sep Maier: Nuk është fundi i botës po mungoi Bastian

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sep Maier: Nuk është fundi i botës po mungoi Bastian

Sep Maier nuk e shikon si fundin e botës për kombëtaren gjermane dëmtimin e kapitenit të saj, i cili rrezikon edhe të mungojë në Europianin e Francës. sep"Unë nuk jam i sigurt nëse Shvajni do të rikthehet edhe një herë në nivelet e tij të dikurshme", tha ish-portieri i Gjermanisë dhe Bajernit të Mynihut pas lajmit të dëmtimit. "Ai ka dhënë aq shumë në karrierën e tij dhe nuk mendoj se mund të rikthehet më në formën më të mirë", shtoi 72-vjeçari.

Ai beson se Gjermania është e mbipopulluar në repartin e mesfushës dhe ka shumë lojtarë, të cilët mund ta zëvendësojnë shumë mirë liderin 31-vjeçar. Megjithatë, Maier e pranon se mesfushori i Mançester Junajtid mbetet ende një aset i vlefshëm në kombëtare dhe do t'i bënte shumë punë skuadrës po të ishte në Francë.

"Në mesfushë ne kemi mjaftueshëm lojtarë. Skuadra nuk humbet shumë pa të, edhe pse ai mbetet një lojtar me përvojë të jashtëzakonshme dhe në këtë aspekt mund t'i japë ende shumë skuadrës".

Gëce

Maier u ndal edhe në temën e së ardhmes së Mario Gëces. "Bild" pretendon se Dortmundi ka nisur zyrtarisht bisedimet për rikthimin e talentit të saj në "Signal Iduna Park", një lajm të cilin menaxheri i përgjithshëm, Hans Joakim Vacke, e përgënjeshtroi me përbuzje: "Gëce rikthehet në Dortmund? Ky është teatri i zakonshëm gjatë pushimeve ndërkombëtare.

Në këndvështrimin tim, nuk ka asgjë për të komentuar. Nuk kam dëshirë të bëhem pjesë e këtyre spekulimeve". Por Maier ka tjetër mendim: "Te Borusia ai luante shumë më mirë, - dhe shton me humor, - ndoshta nuk e duron dot ajrin e Mynihut. Ai mbetet një lojtar i madh, por po has vështirësi te Bajerni pas rikthimit nga dëmtimi për shkak se konkurrenca në rolin e tij është e madhe".