e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Gjermania ka harruar të godasë topin me kokë, por jemi gjenialë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjermania ka harruar të godasë topin me kokë, por jemi gjenialë

klopNga JYRGEN KLOP

Në Gjermani, ne kishim një problem pak vite më parë. Por tashmë duket sikur ka kaluar një kohë shumë e gjatë dhe njerëzit nuk e kujtojnë shpesh. Atëherë të gjithë thoshin:

"Gjermanët kanë karakter të fortë, mentalitet të fortë, por nuk janë skuadra më e mirë teknike". Por sot ne kemi një tjetër filozofi. Kemi shumë, por kaq shumë lojtarë me cilësi të pabesueshme teknike. Të gjithë këta janë futbollistë sulmues, por asnjëri nga këta nuk mund të godasë me kokë. Duket sikur e kemi harruar këtë tipar të vjetër të filozofisë së futbollit gjerman.

Ne krijojmë shumë lojtarë të tillë (teknikë), i ndihmojmë të zhvillohen, luajnë në hapësira të ngushta, duke i bërë lojtarë më të shpejtë. Futbollistë si Andre Shyrrle, Mesut Ozil dhe Marko Rojs janë rreth 1.80 metër, pra një gjatësi e pranueshme për një futbollist ofensiv.

Por nëse ata do të ishin në zonë, asnjëri nuk do të mund të godiste me kokë, sepse nuk dinë. Ata kanë nevojë për hapësirë, të pozicionohen më në thellësi dhe më pas të bëjnë stilin e lojës së tyre, në të cilën janë me të vërtetë gjenialë. Por nëse topi është në ajër, ata janë të çorientuar. Dhe ne gjermanët mendojmë:

"O Zot, si është e mundur, ne kemi harruar se sa të fortë kemi qenë në luftën në ajër". Por ky nuk është një problem. Nuk e shoh si të tillë. Kjo tregon se ne trajnerët kemi përgjegjësinë që t'i gjejmë secilit lojtar pozicionin e saktë ku ai mund të shprehë cilësitë e tij më të mira.