e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Lëv: Skemi lajme të mira për Bastianin, Gëce në Europian

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lëv: Skemi lajme të mira për Bastianin, Gëce në Europian

Europiani po afrohet për kampionët e botës. hoakim-levDhe rruga më e mirë për t'u përgatitur janë klasiket me Anglinë në Berlin të shtunën (20:45) dhe të martën në Mynih përballë Italisë (20:45).

Në konferencën e parë për shtyp, trajneri Joakim Lëv u ndal te temat më të debatuara të ditës në kampin e "Die Mannschaft".

Ta nisim nga dëmtimi i Shvajnit. A e rrezikon Europianin?

I është përsëritur dëmtimi i ligamenteve të gjurit në Angli. Sa kohë do të mungojë, nuk mund të përgjigjem në këto momente. Por gjërat nuk duken shumë pozitive.

Ju kanë shpërqendruar sulmet terroriste në Bruksel?

Ngjarjet e Brukselit janë shokuese. Kur pamë ato pamje na u kujtuan ngjarjet e Parisit. Ne nuk duhet të ndikohemi nga ato. Por çështja e sigurisë duhet të diskutohet sërish. Ne shpresojmë që Europiani të luhet në paqe.

Si është gjendja aktuale në kampin gjerman?

Qëllimisht zgjodhëm dy rivalë të fortë dhe mezi po i presim, sepse do të jenë dy ndeshje speciale kundër Anglisë dhe Italisë. Për këtë arsye grumbullova një ekip të madh. Çdo lojtar do të ketë shansin e fundit për t'u shfaqur përpara listës finale.

Gëce nuk po luan me klubin. A ia rrezikon kjo Europianin?

Do flasë kokë më kokë me të, kështu që ai të jetë në dijeni të situatës. Ka qenë i dëmtuar për një kohë të gjatë dhe e kuptoj situatën e tij te Bajerni. Vura re në stërvitje se nuk është ende në 100%. Por unë i njoh aftësitë e tij dhe sjelljen profesionale që i sjell skuadrës. Ai do të vijë në Europian dhe mund të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, pasi bën gjëra që të tjerët nuk i bëjnë dot.

Po Maks Kruzenë përse e përjashtuat nga grumbullimi?

Pata një debat me të pak ditë më parë. Nuk mendoj se sjellja e tij ka qenë profesionale. E nxita të reflektojë për veprimet e tij. Një formë ndëshkimi mendoj se do t'i bëjë mirë. Unë pres nga të gjithë lojtarët që të jenë të përqendruar me klubet dhe kombëtaren. Shpresoj ta ketë mësuar leksionin. Kjo vlen për të gjithë.

I keni dhënë një shans Rydigerit...

E kam vizituar në Romë dhe mendoj se po luan me një trajner shumë të mirë. Taktika e mbrojtjes italiane i ka bërë mirë. Ishte një lëvizje e zgjuar në karrierën e tij largimi drejt Italisë.

Mund të jetë Kimish pasardhësi i Lahmit në krah të djathtë?

Joshua mund ta mbulojë këtë rol me siguri, por mendoj se është më shumë një lojtar qendre. Por, me kalimin e viteve, ai mund të shndërrohet në një mbrojtës të mirë të djathtë.

A ka ndonjë shans që Lahm të rikthehet në kombëtare?

Nuk është një opsion. Unë e di çfarë mendon Filip dhe sa gjatë mendohet ai përpara se të marrë një vendim. Folëm pas Botërorit dhe e di që vendimi i tij është i pakthyeshëm.

Cili do të jetë formacioni kundër Anglisë?

Plani im është që lojtarët, që kanë luajtur në Champions dhe Ligën e Europës, të mos jenë në fushë për 90 minuta. Jam gati të eksperimentoj disa gjëra dhe shoh shumë lojtarë në këto dy ndeshje. Do të vendos pas stërvitjes së fundit.

Si e shikoni kombëtaren e "Tre Luanëve"?

Anglia ka kaluar njëfarë tranzicioni vitet e fundit. I shoh njëlloj si ne në 2010. Mbetet ekip i organizuar, i sigurt në mbrojtje dhe nuk pëson shumë gola. Kanë një ekip më të ri.