e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

'Selman Stermasi', apo jashte dy alternativat per Kombetaren

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
'Selman Stermasi', apo jashte dy alternativat per Kombetaren
Mbyllja e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, duket se ka detyruar Federatën e Futbollit që programojë një investim në stadiumin “Selman Stërmasi”, që ky i fundit të plotësojë kushtet për të qenë stadium i standardeve të FIFA-s. Burime zyrtare në institucionin e futbollit kanë konfirmuar faktin se prej javësh është duke u punuar për një plan. Qëllimi është rikonstruksioni i “Selman Stërmasit”. Qëllimi është i qartë. Kombëtarja derisa të ndërtohet stadiumi i ri të mos endet nëpër Europë, por të luajë në Tiranë në stadiumin e dytë të kryeqytetit. Edhe pse ky është një plan konfidencial, mësohet se federata, po vlerëson gjendjen e stadiumit dhe se sa është vlera reale që duhet investuar për ta kthyer atë në stadium me standarde për një ndeshje ndërkombëtare.

Gjithashtu po diskutohet plani nëse ia vlen që kombëtarja të luajë si emigrante jashtë vendit, apo në Shqipëri. në vlerësimin e bërë FSHF ka arritur në përfundim se më i frytshëm do të ishte investimi në “Selman Stërmasi” për faktin e vetëm se Tirana ka tre ekipe që nuk mund të luajnë në një gjendje të mjerueshme. Po kështu, problem janë edhe Kupat e Europës, ku skuadrat shqiptare kanë si orientim Tiranën për të luajtur ndeshjet ndërkombëtare. Me një plan gjasat janë që FSHF së bashku me aktorë të tjerë nisë investimin brenda vitit 2012 që impianti të jetë gati për në qershor kur ne luajmë ndeshjen e radhës eliminatore me Norvegjinë brenda në fushën e tonë. Gjithsesi, për momentin asgjë nuk është mbyllur. Kuqezinjtë pas prishjes së Qemal Stafës” janë mes faktit që të luajnë në Tiranë në “Selman Stërmasi”, apo të bredhin nëpër Europë për të luajtur ndeshjet ndërkombëtare.     

“Qemal Stafa” merret në dorëzim, brenda nëntorit nis prishja

66 vite më parë në “Qemal Stafa” është luajtur ndeshja e parë, por tani Shqipëri-Slloveni mbyll epokën e një stadiumi legjendar. “Mitiku” i futbollit shqiptar mbyll dyert, për t’i hapur në versionin e tij të modernizuar, me një emër të ri ndoshta. Dy ditë më parë pas shumë peripecish është mbyllur historia e legalizimit të shoqërisë që do të merret me ndërtimin e stadiumit të ri. Ashtu siç pritej dje MTKRS-ja dhe METE kanë bërë dorëzimin e stadiumit shoqërisë “Kuq e Zi” dhe gjithçka është gati për fillimin e punimeve. Plani i punës për prishjen e stadiumit “fle” në tavolinën e drejtuesve të impiantit dhe menjëherë pasi është bërë kalimi i stadiumit do të caktohet edhe data e fillimit të prishjes së “Qemal Stafës” që pritet të zgjasë gjashtë muaj aq kohë sa duhet për përfundimin e projektit të ri dhe gjithë detajeve të tjera që kanë të bëjnë me stadiumin e ri. E derisa të nisë prishja ne nuk kemi çtë themi, veçse lamtumirë “Qemal Stafa”, vendi ku futbolli shqiptar ka shtruar historinë.