Van Gal: Holanda beri qe gruaja ime te humbase bastin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Dy golat e avantazhi në 30 minutat e para nga ana e Jeremain Lens dhe Bruno Martens Indi e vunë në një pozitë shumë komode skuadrën e Luis Van Gal për vazhdimin e takimit në “Nacional Arena” të Bukureshtit, atje ku holandezët regjistruan fitoren e 4-të në po kaq ndeshje të luajtura. Portokallinjtë e mbyllën takimin me rezultatin 4-1 pasi edhe Van der Vaart e Van Persie arritën të shënojnë në portën e rumunëve që golin e vetëm e shënuan me anë të Siprian Marika. Trajneri Van Gal u shfaq shumë i kënaqur me paraqitjen e të tijve që po ecin të sigurt drejt Botërorit Brazil 2014.
“Sigurisht që tani mendoj se jemi favoritët e grupit ndërsa për vendin e dytë shikoj Rumaninë dhe Hungarinë që duhet të luftojnë me njëra tjetrën. Por mendoj gjithashtu se edhe Turqia ka një skuadër të mirë apo më saktësisht ka një 11-tësh shumë të mirë por jo një skuadër në tërësi të mirë dhe ky është problem i tyre. Jam i kënaqur me Van der Vart pasi kishte një tjetër rol në ndryshim nga ndeshjet e mëparshme megjithatë gjëra të bukura pasi zotëron një teknikë të lartë me topin në këmbë. Rumania mu duk një skuadër shumë mirë e organizuar, por që u penalizua nga dy golat tanë të shpejtë që e detyruan atë të sulmojë dhe kjo na ndihmoi ne. Gruaja ime më telefonoi përpara ndeshjes dhe më pyeti për rezultatin dhe unë i thashë 1-2, kështu që ajo nuk ka arritur të fitojë dot bastin që ka vënë”.
Tashmë lufta në grupin D është e përqendruar tek vendi i dytë ku Hungaria dhe Rumania janë në kuotën e 9 pikëve ndërsa Turqia, Estoni dhe Andorra thjesht plotësojnë numrin e skuadrave në grup. Trajneri i Rumanisë Viktor Picurka pranoi se rasti më i mirë për ta për të shkuar drejtpërsëdrejti në finalet e botërorit Brazil 2014 praktikisht ka ikur. “Ne tani na duhet të luftojmë me fqinjët tanë Hungarinë që arriti të fitojë ndaj Turqisë. Nuk e prisnim dhe unë personalisht nuk e prisja një humbje me kaq gola dhe mendoj se është pak e padrejtë. Por kjo është situate jonë tani. Kemi humbur vetëm një betejë. Shanset për një vend të parë në grup janë minimizuar ndjeshëm pas këtij rezultati. Na duhet të përgatitemi për ndeshjet e ardhshme dhe me shumë mundësi të luftojmë për vendin e dytë me fqinjët tanë Hungarinë. Në mars Holanda do të presë në shtëpi Estoninë, ndërsa Rumania do të udhëtojë drejt Hungarisë.