e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Sekreti i Apolonisë, shënojnë edhe mbrojtësit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sekreti i Apolonisë, shënojnë edhe mbrojtësit

Apolonia e filloi në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e tretë dhe po kalon një moment të mirë. Ervis Kaja firmos me ApolonineTrajneri Artan Mërgjyshi ka krijuar një klimë pozitive në grup dhe rezultatet e deritanishme i japin të drejtë teknikut. Megjithatë, ai vazhdon të kërkojë nga ekipi që të ruajë këtë ritëm dhe të qëndrojë me këmbë në tokë.

Kaja

Një prej të veçantave të Apolonisë së këtij sezoni është fakti që shënojnë edhe mbrojtësit. Ervis Kaja është një prej tyre, i cili ka realizuar katër gola ku në dy raste kanë qenë me vlerën e 3-pikëshit. Në sfidën me Elbasanin dhe Turbinën, mbrojtësi ka shënuar në minutat e fundit duke i dhënë fitoren skuadrës.

"Suksesi në ndeshjen e fundit me Turbinën ishte shumë i nevojshëm për ne, pasi, përveç tri pikëve, na ka rritur moralin dhe psikologjinë që tashmë të luajmë më të qetë dhe pa frikë duke vazhduar të japim maksimumin në çdo ndeshje.

Ndërprerjen e kampionatit do ta shfrytëzojmë me efikasitet për rikuperimin e ndonjë mangësie të vënë re në ndeshjen e fundit, sidomos në aspektin sulmues, pasi krijojmë raste të pastra, por finalizojmë pak. Kemi ndeshjen e radhës në transfertë me Butrintin.

Një ekip që kërkon t'i largohet sa më shumë zonës së ftohtë të renditjes. Kemi kohën e duhur në dispozicion për ta përgatitur me kujdes dhe në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sfidë. Do të shkojmë dhe do të luajmë futboll për të marrë rezultat pozitiv. Po kalojmë momente të mira duke qenë se kemi edhe një trajner me eksperiencë dhe profesionist të vërtetë. Apolonia është një skuadër që ka si element kryesor grupin.

Janë edhe tetë ndeshje e 24 pikë në fushën e lojës dhe ne do të luftojmë me të gjitha forcat që të marrim maksimumin e të bëjmë si duhet detyrën tonë. Në lidhje me gjendjen time, jam në formë të plotë dhe mendoj se do të jap shumë më tepër se 100% në çdo ndeshje.

Tashmë, kam edhe një përkrahëse e tifoze më shumë, vajzën time që erdhi në jetë këto ditë. Ajo më motivon që në vazhdim të shënoj edhe më shumë gola, pavarësisht se jam mbrojtës", përfundon prononcimin e tij mbrojtësi i Apolonisë, Kaja.

Përgatiti: v