e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Aleancat/ Kalkulimet e Kupës, Partizani bën diplomatin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Aleancat/ Kalkulimet e Kupës, Partizani bën diplomatin

Laçi-Skënderbeu dhe Flamurtari-Kukësi ishin çiftet që prodhoi shorti i djeshëm për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. starova brace dervishiDhe, ashtu siç ka ndodhur në jo pak raste sezonet e fundit, mendja të shkon menjëherë te kalkulimet që bëjnë klubet në këtë fazë.

Kupa është një mundësi shumë e mirë për ekipet që të dalin në Europë duke siguruar në këtë mënyrë përfitime të konsiderueshme. Dhe dyshimet shtohen kur sheh ekipe që luftojnë vetëm për Kupën, në një kohë që ato do të përballen edhe një herë mes tyre në kampionat.

Precedenti që krijon dyshime është shumë i freskët, vitin e kaluar. Partizani dhe Laçi u pa qartë që kishin një pakt mes tyre, me të kuqtë që toleruan në Kupë dhe i kishin të sigurta ndeshjet në kampionat. Madje, takimi i kthimit në Kupë u kthye në një "teatër" të vërtetë.

Ndeshje që zyrtarisht rezultoi si e manipuluar, pasi u dënua me 6 muaj pezullim lojtari i të kuqve, Arben Muskaj për influencim dhe manipulim të rezultatit.

Starova

Tashmë Partizani është në kushte komode dhe pret për të parë se çfarë do të ndodhë. Dyshimet janë te skuadrat e tjera. Por, te klubi i kuq nuk duan të paragjykojnë asgjë.

I kontaktuar nga gazeta dhe i pyetur në lidhje me këtë çështje, këshilltari i presidentit, Sulejman Starova, nuk nxitohet në përgjigje.

"Nuk di çfarë t'ju them për këtë çështje. Do të presim një herë rezultatet dhe të shohim ndeshjet mes Laçit e Skënderbeut dhe më pas të flas. Për momentin nuk dua të paragjykoj asnjë. Le të presim një herë", përgjigjet qetësisht Starova.

Ndërkaq, në lidhje me lajmin e publikuar dje nga mediat kosovare se këshilltari i të kuqve ishte pranë stolit të Prishtinës, Starova mohon gjithçka. "Presidenti i Prishtinës është miku im dhe i Gaz Demit, por nuk ka pasur asnjë kontakt apo ofertë ndaj meje për të marrë Prishtinën. Ju garantoj se nuk ka asgjë të vërtetë për këtë", përgjigjet ish-trajneri i të kuqve.

JAVËT E MBETURA TË SUPERIORES
Java e 29-të
Tërbuni-Bylis
Tirana-Laçi
Flamurtari-Partizani
Kukësi-Skënderbeu
Vllaznia-Teuta
Java e 30-të
Teuta-Kukësi
Partizani-Vllaznia
Bylis-Tirana
Laçi-Flamurtari
Skënderbeu-Tërbuni
Java e 31-të
Tërbuni-Teuta
Bylis-Laçi
Tirana-Skënderbeu
Vllaznia-Flamurtari
Kukësi-Partizani
Java e 32-të
Skënderbeu-Bylis
Teuta-Tirana
Laçi-Vllaznia
Partizani-Tërbuni
Flamurtari-Kukësi
Java e 33-të
Kukësi-Vllaznia
Tirana-Partizani
Tërbuni-Flamurtari
Skënderbeu-Laçi
Bylis-Teuta
Java e 34-t
Partizani-Bylis
Flamurtari-Tirana
Vllaznia-Tërbuni
Laçi-Kukësi
Teuta-Skënderbeu
Java e 35-të
Skënderbeu-Partizani
Tirana-Vllaznia
Bylis-Flamurtari
Tërbuni-Kukësi
Teuta-Laçi
Java e 36-të
Vllaznia-Bylis
Kukësi-Tirana
Flamurtari-Skënderbeu
Laçi-Tërbuni
Partizani-Teuta

Përgatiti: BESAR BOZGO