Se shpejti nis puna per Loro Boricin

Se shpejti nis puna per 'Loro Boricin'

Së shpejti do të nisë puna për rindërtimin e stadiumit “Loro Boriçi” në qytetin e Shkodrës. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një njoftimi në profilin e tij në Facebook, ku bën me dije se sot do të vizitojë Shkodrën. Stadiumi do të rindërtohet mbi bazën e një projekti të bërë nga arkitekti Peter Wilson.

“Sot në Shkodër shqyrtojmë projektin e arkitektit të famshëm Peter Wilson për rindërtimin e stadiumit “Loro Boriçi” që nis nga puna së shpejti”, thotë Rama. Rindërtimi i stadiumit të Shkodrës është pjesë e premtimit të bërë nga kryeministri, menjëherë pasi u inaugurua shtëpia më e re e kombëtares shqiptare, stadiumi “Elbasan Arena”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama