Gashi-mania e kerkon Tare te Lazio

Gashi-mania, e kerkon Tare te Lazio

Paraqitjet e mira të Shkëlzen Gashit me Bazelin ku është golëshënuesi më i mirë në kampionat, por sidomos goli dhe paraqitja e mirë me kombëtaren kuqezi e kanë bindur drejtorin sportiv të Lacios Igli Tare se Gashi është një futbollist i madh.

Ai e ka vënë nën shënjestër sulmuesin shqiptar që i dha tre pikët kombëtares dhe në verë mund të bëjë një ofertë konkrete për blerjen e tij.

Tare ka nisur bisedimet me të atin e Gashit dhe blerja mund të kryhet për shifrën e 8-9 milionë eurove.

Gashi ka shënuar 20 gola me Bazelin e tij dhe do t’i bënte shumë punë Lacios e cila me shumë mundësi mund të luajë në Ligën e Kampionëve vitin e ardshëm.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama